McGregori, Khabibit: Zoti pastë mëshirë për ty

Sport September 21, 2018 - 09:20
Lexoni më shumë detaje

Pritja e madhe mbaroi. Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov janë takuar për herë të parë mes tyre, në konferencën për shtyp që dy kampionët e UFC-së zhvilluan në Nju Jork, në prag të eventit UFC-229 që zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas.

Nuk munguan batutat, sharjet, fyerjet e kërcënimet mes dy sportistëve, por për fat nuk pati asnjë incident apo kacafytje si gjatë konferencës ashtu edhe gjatë takimit ballë për ballë.

Conor McGregor paralajmëroi Khabib Nurmagomedov se ai do të dali fituez në kafaz.

“Jam rikthyer. Khabib Zoti ta ruajt shpirtin tënd, pasi do të të mund dhe do të të tregoj vendin. Më beso kur ta them këtë gjë”, tha irlandezi, ish-kampion bote në peshën e lehtë, titull që tashmë e mban Nurmgagomedov.

Konferenca e shtypit u drejtua nga presidenti i UFC-së, Dana White, që qëndroi gjatë gjithë kohës në mes të dy sportistëve.

Irlandezi, 21 fitore e 3 humbje në kafaz, u paraqit në konferencën e shtypit me dy gjerdanët, ato të titullit kampion të peshës së lehtë peshës pupël (featherweight), tituj që tashmë nuk i mban më.

Ndërsa rusi Nurmagomedov, 26 fitore e asnjë humbje në karrierë, mbante gjerdanin e peshës së lehtë, titull që e fitoi në prill të këtij viti dhe që për herë të parë do ta mbrojë ndaj McGregor. /Insporti