Prishtina deklason Donar Groningenin

Sport September 20, 2018 - 21:55

Prishtina është treguar e madhe në Champions League, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit kanë shkëlqyer ndaj ekipit holandez, Donar Groningen, të cilin e kanë mposhtur sonte me rezultat 84:64, në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të këtij kompeticioni.

Ekipi kosovar ka bërë lojë fantastike duke e dominuar në çdo aspekt kampionin holandez.

Prishtinasit do të mundohen ta ruajnë kapitalin prej 20 pikësh në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet të shtunën në Holandë. /Zëri/