Sport

Inzaghi: Lazio mund t’ia dal më mirë

Inzaghi: Lazio mund t’ia dal më mirë
20 shtator 2018 • 21 : 53

Simone Inzaghi ka pranuar se ata “do të mund t’ia dilnin më mirë” kundër Apollon Limassolit, por ai është i lumtur që ata kanë marrë tri pikë

Ata patën një fillim të fuqishëm në Europa Ligë, duke mposhtur Apollon Limassolin 2-1 duke falënderuar Luis Alberton dhe Immobilën, por ata humbën shumë mundësi për të shënuar por edhe kishin mundur të pësonin gola nga sulmuesit qipriotë.

“Pendohem sepse ne nuk shënuam së paku edhe një gol tjetër dhe Apollon gjeti golin në një kundërsulm me fat”, tha trajneri për Sky Sport Italia.

“Ne kishim nevojë për të startuar mirë dhe me fitore grupin dhe ja arritëm këtë. Ishim të mirë sidomos në fillim, edhe pse në pjesën e dytë është dashur të luajmë më mirë”.

© zëri.info