Genku e shokon Edon Zhegrovën

Sport September 20, 2018 - 16:43
Lajmet e fundit nga sporti

Edon Zhegrova nuk është ftuar për ndeshjen e sotme kundër Malmos.

Genku e nis sonte aventurën në Europa League dhe për këtë ndeshje do të mungojë anësori i talentuar, Edon Zhegrova.

Ai nuk është ftuar për këtë takim, që do të zhvillohet nga ora 18:55 – ashtu siç nuk luajti edhe në Ligë në vikendin që lamë pas.

Trajneri, Philippe Clement, nuk është duke i dhënë shumë minuta anësorit shqiptar. Ai është paraqitur vetëm në 3 ndeshje pas 7 xhirove në Belgjikë.

Genku gjendet në Grupin I, së bashku me Besiktasin dhe Sarpsborgun. /Insporti.com/

Image