LAJMI I FUNDIT: UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Ronaldos

Sport September 20, 2018 - 16:38
Lexo detajet

UEFA ka konfirmuar se janë hapur procedura disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos pas incidentit të tij me Jeison Murillon në fitoren e Juventusit 2-0 ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Portugezi u përjashtua me të kuq në minutën e 29’, pasi tentoi t’ia kapë flokët ish mbrojtësit të Interit.

Ronaldo u ndëshkua direkt me të kuq dhe u largua nga fusha me lot në sy, teksa përsëriste: “Nuk bëra asgjë, nuk bëra asgjë, unë nuk bëra asgjë”.

Sido që të jetë, Ronaldo mund të dënohet deri në 3 ndeshje pas tashmë janë hapur procedura disiplinore, çka do të thotë se mund të humbasë ndeshjen me Manchester Unitedin, kur Juve do të udhëtojë për në “Old Trafford” me 23 tetor. /Insporti