Ky trajner e zëvendëson Sokolin tek Llapi!

Sport September 20, 2018 - 15:02
Detajet

Edhe pse Llapi e Bylbyl Sokoli nuk po e konfirmojnë ndarjen, atë e konfirmon një fakt tjetër, shkruan Zeri.info.

Drejtuesit e klubit nga Podujeva kanë bërë të ditur se në ndeshjen e së shtunës si mysafirë të Lirisë bardhekaltrit do t’i udhëheq Fadil Ademi, ndihmëstrajneri i deritanishëm.

Image

Derisa Llapi e Sokoli nuk e konfirmojnë ndarjen dhe nuk japin sqarime rreth ndarjes, burimet nga Podujeva bëjnë të ditur se largimin e trajnerit të njohur e kanë prodhuar pakënaqësitë e futbollistëve ndaj tij. /Zëri/