Barça refuzoi 100 milionë euro për Rakiticin!

Sport September 20, 2018 - 15:00
Detajet

Paris Saint-Germain e ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Kështu të paktën shkruan “Onda Cero”, përcjell "Zeri.info".

Sidoqoftë, gjiganti katalunas nuk ishte i gatshëm ta shiste lojtarin, edhe pse oferta e klubit francez kishte arritur vetëm 25 milionë euro larg klauzolës së vendosur për shkëputjen e kontratës.

Përfaqësuesi kroat, dikur pjesë e Sevillas, mbetet nën kontratë me kampionin spanjoll deri në vitin 2021. /Zëri/