Pogba impresionon Mourinhon

Sport September 20, 2018 - 14:58

Paul Pogba është duke e impresionuar çdo ditë e më shumë Jose Mournihon, shkruan Zeri.info.

Mesfushori francez e shfaqi klasin e tij në fitoren 2:0 të Manchester Unitedit ndaj Young Boys dhe trajneri portugez ka mbetur i mahnitur me lojën e ish-futbollistit të Juventusit.

Marrëdhëniet në mes tyre ishin prishur kohë më parë dhe pritej që përfaqësuesi francez të largohej gjatë verës.

Por, duket se raportet po përmirësohen dhe po kthehet normaliteti në “Old Trafford”. /Zëri/