Ky klub i ofron kontratë Icardit!

Sport September 20, 2018 - 14:56
Detajet

Mauro Icardi pritet të shpërblehet për golat e shënuar me një kontratë të re dhe të pasur.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, përcjell :"Zëri.info".

Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas skadon në vitin 2021, ndërsa pritet që atij t’i vazhdohet ajo për dy vjet të tjera me ç’rast ai do t’i marrë në total 130 milionë euro.

Goli i Icardit kundër Tottenhamit të martën e ka konfirmuar rëndësinë e tij për klubin “Nerazzurri”. /Zëri/