Gjiganti evropian e do De Jongun

Sport September 20, 2018 - 14:54
Detajet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez pritet ta bëjë një goditje të madhe, shkruan Zeri.info.

Në fakt, e përditshmja spanjolle “Don Balon” shkruan se gjiganti madrilen ia ka vënë syrin futbollistit Frenkie de Jong.

Perez e ka ndërmend ta transferojë lojtarin para se të befasohet nga Barcelona, e cila po ashtu e do lojtarin.

Ajaxi, nga ana e tij, ka raporte të mira me Barcelonën.

Mirëpo, Perez beson se klubi mund ta mbyllë çështjen gjatë afatit kalimtar të verës. /Zëri/