Sarri do të shkarkohet!

Sport September 20, 2018 - 14:10

E çuditshme por e vërtetë. Në Angli flitet qysh tash për shkarkimin e Maurizio Sarrit nga Chelsea.

Në fakt, “Blues” momentalisht gjenden në pozitën e parë me pikë të plota pas pesë ndeshjeve të para të sezonit të ri në Premierligë. Mirëpo, Craig Bellamy, ish-futbollist i njohur britanik, e ka bërë parashikimin e tij rreth ish-trajnerit të Napolit.

“Conte ka ardhur dhe e ka fituar kampionatin. Eksperienca e Sarrit do të zgjasë një vit tjetër apo dy, më pas do të vijë dikush në vend të tij për ta fituar kampionatin. Kjo është ajo se si është i dizajnuar ky klub, është komplet ndryshe nga klubet tjera”, ka thënë Bellamy për televizionin britanik “Sky Sports”.

Sidoqoftë, Sarri është duke e shijuar fillimin e eksperiencës në “Stamford Bridge”. /Zëri/