Ronaldon e mbron motra e vetë!

Sport September 20, 2018 - 14:08
Detajet

Motra e Cristiano Ronaldos e ka lansuar një sulm të furishëm ndaj kritikëve të vëllait të saj pas kartonit të kuq që e mori ai të mërkurën, duke i akuzuar ata se po mundohen ta shkatërrojnë atë, ndërsa ka premtuar se drejtësia do të vihet në vend.

Debutimi i “CR7” në Evropë me Juventusin ndaj Valencias ishte i errët pasi ai luajti vetëm 29 minuta duke u ndëshkuar me karton të kuq pasi e sulmoi fizikisht kundërshtarin Jeison Murollo derisa ky i fundit ishte në tokë, shkruan Zeri.info.

Më pas, Ronaldo u largua nga fusha me lot në sy.

“Turpi i futbollit. Drejtësia do të vihet në vend”, ka thënë Katia Aveiro në një postim të bërë në “Instagram”.

“Ata duan ta shkatërrojnë vëllain tim, por Zoti nuk do t’i lejojë. E turpshme”, ka shtuar ajo.

Ronaldo është kritikuar që nga fillimi i aventurës në Juventus pasi po i mungojnë golat, pasi shkëlqeu thuajse një dekadë në fanellën e Real Madridit.

Juve fitoi megjithatë me rezultat 2:0 ndaj Valencias përkundër largimit të portugezit nga loja. /Zëri/