Casemiro: Modric apo Ronaldo? Ky lojtar e meriton Topin e Artë!

Sport September 20, 2018 - 14:06
Detajet

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro e ka zgjedhur futbollistin që sipas tij e meriton ta fitojë “Topin e Artë” për këtë vit, shkruan Zeri.info.

Futbollisti brazilian ka folur pas ndeshjes ndaj Romës, duke thënë se Cristiano Ronaldo e ka pasur vitin më të mirë në krahasim me futbollistët tjerë kandidatë dhe se e meriton këtë çmim prestigjioz individual për herë të gjashtë në karrierë, duke hequr dorë kështu nga bashkëlojtari aktual, Luka Modric.

“Viti i Modricit ka qenë mjaft i mirë, por unë do t’ia jepja Topin e Artë Cristiano Ronaldos për gjithçka që ka bërë sezonin e fundit”, ka thënë përfaqësuesi brazilian.

Natyrisht, këto deklarata nuk do të lënë pa u vëzhguar nga klubi spanjoll, të cilit më shumë i konvenon ta fitojë Modrici, i cili është ende pjesë e këtij klubi. /Zëri/