Ndarja po troket!

Sport September 20, 2018 - 11:28

Bylbyl Sokoli dhe Llapi janë më afër se kurrë ndarjes në mes tyre, shkruan sot gazeta Zëri.

Trajneri i njohur kosovar ishte pranë largimit nga llapjanët edhe disa javë më parë, por në fund palët e kishin vazhduar bashkëpunimin.

Por, si duket këtë radhë gjërat janë edhe më serioze.

Gjatë së mërkurës u spekulua për një largim të mundshëm të Sokolit nga ekipi Bardhekaltër.

“Zëri” e ka kontaktuar trajnerin, i cili as nuk e ka mohuar e as pohuar largimin, duke thënë se nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë punë dhe se është në Ohër në një seminar, ku është i fokusuar totalisht.

Nga ana tjetër, drejtori i klubit Tahir Batatina ka treguar se është zhvilluar një takim në mes të Kryesisë së klubit dhe futbollistëve, por që për momentin nuk ka asgjë zyrtare rreth largimit eventual të “Profës” nga “Zahir Pajaziti”. /Zëri/