FIFA publikon renditjen e re, ja në cilën pozitë gjendet Shqipëria!

Sport September 20, 2018 - 11:17

Kombëtarja shqiptare ka shënuar përparim në renditjen më të re të FIFA-s për shtete, shkruan Zeri.info.

Kuqezinjtë kanë përparuar për një pozitë në renditjen e publikuar sot nga shtëpia e futbollit botëror.

Në këtë përparim ka ndikuar fitorja ndaj Izraelit me rezultat 1:0, edhe pse Shqipëria ndërkohë humbi nga Skocia 0:2 në Ligën e Kombeve.

Ekipi i Christian Panuccit tash gjendet në pozitën e 57-të me 1383 pikë, kurse në renditjen e muajit të kaluar ishte i 58-ti. /Zëri/

Image