Prishtina e fiton ndeshjen e mbetur me Gjilanin

Sport September 19, 2018 - 19:56
Kështu u mbyll kjo ndeshje

Prishtina e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll me Gjilanin, të cilin e mposhti me rezultat minimal, 1:0, shkruan Zeri.info.

Përpjekjeve të shumta të Bardhekaltërve iu ka ardhur fundi në minutën e 80-të kur Diar Miftaraj shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme ekipit të Mirel Josës. /Zëri/