Ndahen 50 mijë euro për fushën e këtij stadiumi

Sport September 19, 2018 - 17:25
Detajet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma nënshkruan dy memorandume për kryerjen e punimeve në fushën e futbollit “Suad Brava” dhe për ndërtimin e qendrës kulturore dhe rinore në komunën e Hanit të Elezit.

Kryetari Suma, falënderoi ministrin për vizitën dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me të cilat po bëhen financimet e fushës së futbollit në komunën e Hanit të Elezit dhe ndërtimin e qendrës rinore dhe kulturor.

“Besojmë se me ndihmën e ministrisë dhe FFK- së do të përfundojmë punimet për këtë fushë”, u shpreh Suma.

Ndërsa ministri Gashi tha se MKRS ka për qëllim të ndihmojë më shumë komunat e vogla si kjo e Hanit të Elezit.

Ndërtimi i Qendrës rinore kulturore ka kosto prej 240 mijë euro, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë një shumë prej 50 mijë euro për fushën e stadiumit, ku punimet priten të fillojnë shumë shpejt.