ZYRTARE: Prishtina kthehet në Ligën Ballkanike

Sport September 19, 2018 - 17:15
Detajet

Z Mobile Prishtina është kthyer në Ligën Ballkanike, njofton ‘balkanleague.net’, përcjellë ‘Zeri.info’.

Menaxhmenti i ekipit dhe ai i ligës kanë arritur marrëveshje për rikthimin e klubit të fuqishëm kosovar në këtë ligë.

Prishtinasit kishin marrë pjesë në Ligën Ballkanike për katër vjet në mes të 2013 dhe 2017 me plot sukses.

Bardhekaltrit kishin arritur ta fitonin dy herë titullin e kampionit në vitet 2015 e 2016, ndërsa në sezonin e tyre të parë, 2013/14 kishin shkuar në ‘Final Four’.

Pas një viti mungese Prishtina kthehet në ligë me një sponsor të fuqishëm dhe ambicie më të mëdha.

“Menaxhmenti i BIBL-së është i lumtur t’ju njoftojë me rikthimin e Z Mobile Prishtina dhe e mirëpret këtë ekip. Natyrisht, me këtë skuadër do të rritet kualiteti dhe garat do të jenë më konkurruese në ligë”, ka shkruar Liga Ballkanike.

Krahas prishtinasve, në Ligën Ballkanike sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë edhe klubi tjetër kosovar, Bashkimi. /Zëri/