Ish-kryeministri Tony Blair, administrator i deleguar i Premierligës

Sport September 19, 2018 - 14:27
Detajet

Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair mund të zgjidhet administrator i deleguar i Premierligës.

Emrin e Blair për këtë post e zbulon e përditshmja britanike, “Daily Mail”, sipas të cilës klubet e litës së futbollit anglez e kanë preferuar mes një liste të gjatë kandidatësh, ku përfshihen edhe ish-presidenti i :British Telecom", Gavin Patterson dhe pronari i "Sky Sports Uk",  Barney Francis, transmeton SS.

Në fakt, publiku në Mbretërinë e Bashkuar nuk e njeh 65-vjeçarin Tony Blair si të apasionuar të madh pas futbollit, edhe pse gjithmonë është shprehur se mbetet fans i Newcatle.

Blair është favorit absolut për ta marrë këtë detyre, sepse dy rivalët e tij kanë qenë në krye të kompanive që kanë konkurruar për blerjen e të drejtave televizive. Si një njeri i paanshëm, ish-kryeministri është i parapëlqyeri I klubeve të Premierligës.