Laporte pret që të luajë për Francën

Sport September 19, 2018 - 11:07
Detajet

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte beson që e ardhmja e tij është e lidhur me përfaqësuesen e Francës, pavarësisht zërave se ai mund të zgjedhë të luajë për Spanjën, transmeton zeri.info

24-vjeçari, i cili ka prejardhje baske, u shpërngul në Spanjë para tetë vitesh dhe pavarësisht se ka përfaqësuar Francën në katër nivele të ekipeve të reja, ende mund të zgjedhë që të luajë për Spanjën.

“Sa i përket zërave që thonë se do të luaj për Spanjën, së pari kjo gjë s’ka ndodhur kurrë dhe së dyti nuk mendoj se do të ndodhë. Është gati e pamundur, kështu që do të luaj për Francën. Unë do të luaj për Francën, por sigurisht nëse ftohem”, deklaroi Laporte./Zëri