S’ka pengesë që mund ta ndalë Liverpoolin

Sport September 19, 2018 - 10:46
Detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se nuk ka mal që Liverpooli nuk mund ta ngjisë pas fitores dramatike në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit, transmeton zeri.info

Liverpooli lëshoi një avantazh të dyfishtë, por arriti që të triumfojë në fund 3:2 falë golit të Roberto Firminos në minutën e 91-të.

Real Madridi ia mohoi Liverpoolit titullin e gjashtë në Ligë të Kampionëve gjatë edicionit të shkuar, por Klopp beson se nuk ka limite për skuadrën e tij. “Nëse ju luani kundër PSG-së ju duhet të jeni një hap më lartë, ju duhet të kaloni në nivelin tjetër. Ju luani në 95 përqindësh dhe mund të humbni 5:0, të luani në 100 përqindësh dhe e fitoni ndeshjen”, deklaroi Klopp.

“Ndalja e tyre aq shpesh, nuk mendoj se shumë skuadra e kanë bërë këtë. Ishte e nevojshme që të luanim mirë, atmosfera ishte fantastike, është aq e veçantë që t;i bëjmë këto gjëra në këtë stadium. Një, dy apo tre vite më herët njerëzit kanë menduar që ka male që s’mund t’i ngjisim”, shtoi gjermani./Zëri