Interi mund të garojë ndaj çdokujt

Sport September 19, 2018 - 10:26
Detajet

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi thotë se klubi italian mund të garojë më cilindo ekip pas fitores dramatike 2:1 ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Interi ishte në disavantazh, por arriti që ta përmbysë rezultatin falë dy golave në minutat e fundit të ndeshjes.

“Ne e dimë se jemi ekip i fortë dhe mund të garojmë ndaj çdokujt, ne e kemi pritur këtë ndeshje prej tre muajsh dhe na jep neve shumë besim për në ligë”, deklaroi Icardi.

“Një ndeshje e tillë, në ligë të Kampionëve, të dhuron aq shumë, por një ndeshje nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të jemi të qetë, t’i marrim gjërat e mira dhe të luajmë të shtunën me një mentalitet ndryshe”, shtoi argjentinasi./Zëri