Federata e Futbollit të Anglisë e gjobit Lampardin

Sport September 18, 2018 - 16:00
Detajet

Trajneri i Derbyt, Frank Lampard, është gjobitur nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA) pasi që e kishte pranuar se kishte bërë sjellje të pahijshme, për të cilën u ndëshkua me karton të kuq.

Lampardi është gjobitur me 2,200 euro pasi që, në minutën e 77-të, u largua me karton të kuq nga ndeshja me Derbyt dhe Rotherhamit. Ai u ndëshkua me karton të kuq pasi që doli nga zona teknike e trajnerit për t’u ankuar për një vendim të gjyqtarit, transmeton Gazeta Express.

Lampardi e ka pranuar këtë akuzë pasi që e konsideron si gjënë më të drejtë. Pasi që vetëm është gjobitur me para, ai do të mund të drejtojë ekipin e tij në ndeshjen e radhës, të matën kundër Blackburnit.

“Është një rregull i ri këtë vit, kartonët e verdhë dhe të kuq. Problemi im është se ka trajnerë dhe ndihmës trajnerë të tjerë të cilën shkojnë, i bërtasin gjyqtarit të katërt, por nuk dënohen për këtë gjë”, ka thënë Lampard.

“Është rregull i ri për këtë arsye vazhdimësia është problem. Por, nuk po e them këtë gjë për ta luftuar rregullin, por që Federata ta rregullojë këtë problem dhe t’i përmirësojë vendimet e gjyqtarëve”.

“Gjyqtari vendosi shumë shpejt për ta nxjerrë kartonin e kuq ndaj meje, merreni këtë si të doni”.