Gazidisi te Milani

Sport September 18, 2018 - 14:48
Detajet

Milani ka konfirmuar që shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis do t’i bashkohet atyre si drejtor i përgjithshëm më 1 dhjetor, transmeton zeri.info

“AC Milani njofton sot se Ivan Gazidis e ka pranuar ofertën për t’iu bashkuar klubit si drejtor i përgjithshëm. Zotëri Gazidis do të fillojë zyrtarisht punën e tij si drejtor i përgjithshëm më 1 dhjetor  2018. Punësimi i zotëri Gazidisit si drejtor i përgjithshëm do t’i sjellë Milanit në bord një përfaqësues të klasit të lartë të futbollit me një sukses sportiv dhe komercial anë e mbanë globit”, ka njoftuar klubi italian. “

Jam shumë i gëzuar që do ta marr këtë sfidë të re dhe do të bëj gjithçka që të sigurohem se Milani do të kthehet në krye”, është shprehur Gazidis./Zëri