Jam në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Sport September 18, 2018 - 10:48
Detajet

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann thotë se është në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, transmeton zeri.info

Pas lënies jashtë top treshes së futbollistëve për çmimin “FIFA Lojtari më i Mirë i Vitit”, francezi insiston se ai shpreson që ta fitojë “Topin e Artë”.

“Mendoj se ‘Topi i Artë’ ka më shumë prestigj dhe histori. Ende janë edhe tre muaj për të dhënë gjithçka. Është e qartë se unë jam një lojtar i ndryshëm nga Cristiano Ronaldo, Messi, Neymar apo Mbappe. Unë jam në mesin e më të mirëve, por mund të përmirësohem”, deklaroi Griezmann.

“Mundohem që të jem sa më i kompletuar që të mundem. Unë nuk do të shënoj 50 gola, por po provoj që të ndihmoj në sulm dhe të punoj për skuadrën”, shtoi fituesi i Kupës së Botës me Francën.

“Mendoj se tashmë jam në nivelin ku gjenden Messi dhe Cristiano. Dhe e di se do të vijnë edhe lojtarë të tjerë sigurisht. Dua të përmirësohem, dua të fitoj dhe dua të vazhdoj kështu, duke luajtur në këtë mënyrë”, u shpreh ai./Zëri