Wilshere, 6 javë jashtë fushave

Sport September 18, 2018 - 10:23
Detajet

West Hami ka konfirmuar që mesfushori Jack Wilshere i është nënshtruar një operacioni në nyjën e këmbës, transmeton zeri.info

“Sky Sports” raporton se futbollisti pritet të mungojë rreth gjashtë javë për shkak të këtij lëndimi. 26-vjeçari, i cili iu bashkua klubit londinez pas largimit nga Arsenali në verë, mungoi edhe në fitoren 3:1 të ekipit të tij ndaj Evertonit të dielën.

Wilshere pritet të mungojë në ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Chelseat, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, derisa West Hami do të mundohet të ngjitet në tabelë pas një fillimi të dobët të edicionit.

Reprezentuesi anglez është paraqitur në katër ndeshje deri më tani këtë edicion në Premierligë./Zëri