Ergys Kaçe dëmtohet që në ndeshjen e parë me Panathinaikosin

Sport September 17, 2018 - 23:11
Lexo detajet

Debutimi i Ergys Kaçes në këtë sezon me Panathinaikosin, u shoqërua me një fitore për ekipin e tij, por për fat të keq, edhe një dëmtim për të. 

Mesfushori shqiptar pësoi një dëmtim në kyçin e djathtë, që mund t’i kushtojë të paktën një ndeshje jashtë fushave, në takimin që Panthinaikosi e fitoi 3-1 në transfertë në fushën e AEL dhe Kaçe luajti 90 minuta.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, që raportojnë se Kaçe u dëmtua gjatë ndeshjes së të dielës, dhe më pas kreu edhe një rezonancë magnetikë në spital, dhe u vu re një zgjatim i ligamentit.

Kështu, Kaçe do të ndjekë një program rehabilitimi ditët e ardhshme dhe prezenca e tij në fushë për ndeshjen e radhës përballë Levadiakosit, vihet në pikëpyetje.