Interi e merr një lajm të keq para ndeshjes ndaj Tottenhamit në Champions

Sport September 17, 2018 - 18:31
E Fundit

Katër ndeshje: dy humbje, një barazim dhe vetëm një fitore. Nga statistikat nuk ka shpëtim: është starti më i dobët në kampionat prej 2011-ës.

Një mënyrë e shëmtuar për t’iu afruar debutimit në Ligën e Kampioneve. Në krahun tjetër, as Totenhemi nuk mund të lëvdohet pas humbjes 1-2 (gjithashtu brenda fushe) nga Liverpuli (po të shtunën) dhe me 9 pikë në 5 ndeshjet e para të Premier Ligës.

Jo vetëm rezultati: disfata kundër Parmës ka pasuar vetëm lajme të këqija për Interin, që rrezikon të nisë aventurën në Europë me lojtarët e numëruar, veçanërisht në mbrojtje.

Duke nisur nga Sime Vrsaliko: mbrojtësi i djathtë, në fakt, pësoi një dëmtim muskulor në sfidën SpanjëKroaci (6-0, e vlefshme për Ligën e Kombeve) që e detyroi të humbiste edhe përballjen ndaj verdhebluve.

Por, Spaleti nuk do e ketë në gatishmëri as me londinezët. E me shumë mundësi as D’Ambrozion, megjithëse italiani ka ende një shans, pasi nuk është përcaktuar pesha e problemit. Ndërsa, Dalbert nuk u përfshi në listën “europiane” si pasojë e limitimeve të UEFA-s. I vetmi anësor, pra, mbetet Azamoah