Futbollisti afrikan i Prishtinës e viziton Kompleksin Memorial, ‘Adem Jashari’ në Prekaz

Sport September 17, 2018 - 16:34
Detajet

Futbollisti nga Kongo e ka vizituar Kompleksin Memorial, ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Skënderajt, raporton Insporti.com.

Sulmuesi i Prishtinës, Gauithier Mankenda, sot e ka vizituar Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ derisa ka postuar edhe fotografi në rrjetin social Facebook: “Shtëpi legjendare” e quan Mankenda atë të Komandantit legjendar Adem Jashari.

Makenda tash e disa vite luan me shumë sukses në futbollin kosovar. 

Image