Kane tregon se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit

Sport September 17, 2018 - 13:34
Detajet

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka hedhur poshtë shqetësimet për formën e tij fizike para ndeshjes me Interit të martën, transmeton zeri.info

25-vjeçari, i cili ka shënuar dy gola deri më tani në Premierligë, thotë se është në formë të mirë fizike, pavarësisht verës së ngarkuar që pati.

“Si skuadër, ne të gjithë besojmë që mund të bëjmë më mirë dhe kur je sulmues njerëzit flasin më shumë për ty, por unë ndihem në formë dhe i gatshëm dhe nëse nuk do të isha trajneri nuk do të përzgjidhte mua”, deklaroi Kane.

“Ai beson tek unë, unë besoj në vetvete dhe shpresoj që të shënoj disa gola të martën dhe do të lihem rehat”, ka shtuar reprezentuesi anglez./Zëri