Strakosha bën pritje të jashtëzakonshme, ia dhuron fitoren Lazios

Sport September 16, 2018 - 20:32
Lexoni më shumë detaje

Lazio ia ka dalë ta realizojë fitoren e dytë më radhë në Serie A falë paraqitjes së shkëlqyer të portierit shqiptar Thomas Strakosha, i cili me një pritje në momentet e fundit e ruajti portën e paprekur duke i ndihmuar skuadrës së tij ta mundë Empolin 1-0 në udhëtim të dielën.

Francesco Caputo i Empolit tentoi me një goditje nga afërsia e portës në minutën e fundit të kohës shtesë, por përfaqësuesi i Shqipërisë Thomas Strakosha reagoi me një pritje fantastike duke ia mohuar golin atij dhe në këtë mënyrë ia siguroi tri pikët e radhës Lazios, raporton Gazeta Express.

Pas dy humbjeve radhazi në dy javët e para, Lazio po vinte nga fitorja e parë e sezonit ndaj Frosinones, dhe e kishte medoemos fitoren ndaj Empolit në “Stadio Carlo Castellani”.

Dhe pikërisht këtë e bëri Lazio, duke iu falënderuar Marco Parolos që realizoi gol në minutën e 42-të dhe numrit një të portës së vet, Thomas Strakoshës, që bëri pritjen shpëtimtare në fund të takimit.

Lazio tani ka dy fitore dhe dy humbje që ia sigurojnë gjashtë pikë dhe vendin e tetë në renditjen tabelore të ligës elitare italiane.