Ronaldo flet pas golave të parë me Juventusin

Sport September 16, 2018 - 18:31
Lexoni më shumë detaje

Cristiano Ronaldo ka thënë se është shumë i lumtur pas dy golave të para për Juventusin, që ishin edhe të fitores së vështirë për bardhezinjtë, kundër Sassuolos, të dielën në Torino.

Pesë herë fituesit të Topit të Artë iu deshën plot 28 tentime dhe 320 minuta për ta gjetur rrugën e golit në Serie A që prej transferimit nga Real Madridi këtë verë.

Ronaldo shënoi dy herë brenda 15 minutave në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sassuolos, transmeton Express.

“Jam shumë i lumtur. Ndeshjen e nisem mirë. Sassuolo u mbrojt mirë, por ne luajtëm me intensitet të lartë dhe e merituam fitoren”, tha Ronaldo.

“Vërtet kam dashur t’i shënojë këto gola dhe jam i lumtur që e kam gjetur rrjetën”, shtoi Ronaldo.

Ronaldo ka mundur t’i shënojë katër gola por i humbi disa raste të mira nga afërsia.

“Ky është futbolli. Më rëndësi ekipi të fitojë. Natyrisht, kam qenë paksa nervoz pas gjithë fjalëve për kalimin tim nga Real Madridi dhe mungesën e golave, pra pritjet kanë qenë të mëdha”, theksoi portugezi.