Merr 30 milionë euro në sezon, por Ronaldo ka edhe një klauzolë

Sport September 16, 2018 - 15:12
Detajet

Cristiano Ronaldo u bë pjesë e Juventusit këtë verë për shifrën 105 milionë eurove. Ai do të përfitojë plot 30 milionë euro në sezon nga italianët. Gjithsesi në kontratën e nënshkruar është parashikuar edhe një klauzolë që mund ta risë këtë shumë.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se portugezi do të përfitojë edhe 5 milionë euro të tjera në fund të sezonit, por vetëm nëse ai shënon mesatarisht 1 gol për çdo ndeshje. Kujtojmë këtu se pas 3 javëve me fanellën bardhezi, sulmuesi nuk ka arritur të shënojë ende.