Kessie hyn në historinë e Milanit, thyen Andrea Pirlon

Sport September 16, 2018 - 13:36
Detajet

Në sezonin e kaluar, Franck Kessie zbriti në fushë me fanellën kuqezi në 54 ndeshje. Paraqitjet e tij janë të shpërndara mes kupës dhe kampionatit, duke e shfaqur afrikanin si një lojtar të palodhur dhe i gatshëm për sakrifica të mëdha fizike.

Siç raporton edhe e përditshmja “Tuttosport”, afrikani ka qëndruar në fushë për plot 4603 minuta, duke u bërë kështu lojtari i Milanit që ka koleksionuar më shumë minutazh brenda një sezoni të vetëm. 20-vjeçari, me aktivizimet e tij ka thyer kështu rekordin historik të një ikone si Andrea Pirlo, i cili në sezonin 2006/2007 luajti 4,320 minuta, teksa gjithçka u kurorëzua me fitoren në Athinë ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.