Dy përfaqësuese, një tifozeri

Sport September 16, 2018 - 12:58
Lexo detajet

Të rinjtë në Kosovë bëjnë tifozllëk për dy përfaqësuese të futbollit, për atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, disa nga këta të rinjtë, thonë se dy përfaqësueset kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve nga të dyja vendet. Siç theksojnë ata, deri në pranimin e Kosovës në FIFA, kanë mbështetur përfaqësuesen e Shqipërisë, por shumica e tyre, pohojnë se tash e mbështesin më shumë atë të Kosovës.