Hazard, i lumtur te Chelsea

Sport September 16, 2018 - 12:43
Detajet

Edez Hazard thotë se është i lumtur te Chelsea, pavarësisht se kishte aluduar në një transferim të mundshëm te Real Madridi gjatë verës, transmeton zeri.info

Belgu, i cili realizoi 3 gola në fitoren e klubit londinez ndaj Cardiffit të shtunën, ishte lidhur me një kalim te gjigandi madrilen gjatë verës, por në fund ai vendosi që të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

“Unë jam gjithmonë i lumtur kur luaj futboll. Unë thjesht po mundohem të jap gjithçka për këtë klub. Ky klub më ka dhënë shumë, kështu që kur jam në fushë mundohem të jap më të mirën”, deklaroi Hazard, i cili ka realizuar pesë gola në Premierligë në po aq ndeshje deri më tani këtë edicion./Zëri