Messi dëshiron ta përmirësojë këtë aspekt të lojës

Sport September 16, 2018 - 12:34
Detajet

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thuajse nuk ka fare dobësi, por ai dëshiron që të përmirësohet në një aspekt të lojës, transmeton zeri.info

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” thotë se dëshiron t’i përmirësojë gjuajtjet e penalltive. I vlerësuar si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Messi ka fituar plot 33 tituj me Barcelonën.

Reprezentuesi argjentinas, i cili e kishte humbur penaltinë ndaj Islandës në fazën e grupeve të Kupës së Botës,  dëshiron ta përmirësojë këtë aspekt të lojës.

“Do të doja të isha më efikas nga gjuajta e penalltive. Por, është e vështirë që të punosh me penalltitë. Nuk është e njëjta gjë si t’i gjuash ato në stërvitje dhe si t’i gjuash në ndeshje”, deklaroi Messi.

“Ju mund të keni një ide në kokën tuaj apo diçka me të cilën keni punuar, por është shumë më e vështirë sesa që duket. Portieri ka të bëjë shumë me këtë gjë gjithashtu, nëse ia qëllojnë anën ata e mbrojnë. Por, është e qartë se do të doja që të përmirësohesha në gjuajtjet e penalltive”, shtoi ai./Zëri