Xhaka flet pas super golit nga gjuajtja e lirë

Sport September 15, 2018 - 23:13
Lexo detajet


Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 1:2 ndaj Newcastle United, në xhiron e pestë të Premierligës.

Golin e parë për “Gunners” e shënoi mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Ky gol erdhi nga gjuajtja e lirë dhe ishte me të vërtetë spektakolar.

Situatën e ka komentuar edhe vet mesfushori.

“Gjuajtjën e lirë dëshironte ta ekzekutonte edhe Mesut Ozil. I praktikojmë shumë në stërvitje. Jam i lumtur që realizova” ka thënë kosovari Xhaka.

Kujtojmë që Ozil shënoi golin e dytë për Arsenal. /Lajmi