Prishtina - Ferizaj, Live

Sport September 15, 2018 - 19:53
Lexo detajet

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka filluar ndeshja e xhiros së pestë e Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt, e  cila i ka tubuar mbi 2 mijë shikues, raporton “Zëri.info”.

_____

Minutat shtesë

Rezultati ende 0:0.

_____

Minuta 83

Prishtina lëshon shans fenomenal për gol. Mbetet 0:0.

_____

Minuta e 80

Vetëm edhe dhjetë minuta lojë për Prishtinën që ta gjej golin e fitores. Ferizaj afër një pike për të cilën po mbrohet me të gjitha forcat. Prishtina e pafuqishme për ta shpartalluar këtë mbrojtje, kurse tifozët po brohorasin “Duam fitore”.

_____

Minuta e 68

Futbollistët e Ferizajt fillojnë ta zhagisin lojën duke u shtrirë në tokë pas thuajse çdo lëndimi. Gjyqtari nuk mashtrohet.

Ende 0:0.

_____

Minuta e 64

Prishtina po sulmon. Ferizaj po mbrohet dhe po tenton t’i përdorë kundërsulmet për gol. Mbetet 0:0.

_____

Minuta e 55

Ferizaj është tërhequr prapa. Prishtina po e kërkon rrugën e golit me ngulm, por pa sukses karshi mbrojtjes së fortë të mysafirëve.

_____

Minuta e 48-të

Megjithatë, portieri i Ferizajt vazhdon lojën

_____

Minuta e 47-të

 Khalid goditet me portierin e Ferizajt, Ervin Kacar, i cili lëndohet rëndë dhe nuk dihet nëse do të mund ta vazhdojë lojën

Image

_____

Minuta e 46-të

Fillon pjesa e dytë me rezultat 0:0.

_____

Përfundon pjesa e parë!

Pas 45 minutave lojë rezultati mbetet i baras, 0:0. Prishtina dominoi në posedim të topit dukshëm. Ferizaj është mbrojtur maksimalisht duke mos e lejuar Prishtinën të krijojë as raste të mira shënimi.

_______

Minuta e 34-të

Mankenda i kalon disa futbollistë dhe ndalet në mënyrë të palejuar. Pastaj, Armend Thaçi lëshoi mundësi shënimi ndaj Ferizajt

______

Minuta e 30-të

Rezultati ende 0:0. Dominim absolut i Prishtinës në posedim të topit. Por  mysafirët  nuk po e lejojnë të krijojë raste shënimi. Ferizaj po luan kujdesshëm.

_____

Minuta e 22-të

Rezultati ende 0:0. Prishtina po e mban topin, por nuk po arrin të rrezikojë. Ferizaj i përqendruar në mbrojtje dhe po pret moment kundërsulmi për të provuar që të shënojë.

______

Minuta e 17-të

Prishtina vazhdon të dominojë në posedim të topit, por mbrojtja e Ferizajt po tregohet e kujdesshme.

Rezultati mbetet 0:0.

______

Minuta e 9-të

Ferizaj për pak nuk kaloi në epërsi. Përndryshe Prishtina po dominon lehtësisht në posedim të topit.

Formacionet: 

Image