Zbulohet çfarë ka bërë Ronaldo gjatë Ligës së Kombeve

Sport September 14, 2018 - 16:03
Detajet

Cristiano Ronaldo e ka shfrytëzuar pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare për të punuar në përmirësimin e formës së tij fizike te Juventus.

Ronaldo nuk iu bashkua Portugalisë në miqësoren ndaj Kroacisë dhe duelit ndaj Italisë në Ligën e Kombeve.

Mediat italiane raportojnë se Ronaldo ka shfrytëzuar dy javët e fundit për të punuar rreth përmirësimit të formës fizike.

Ronaldo kërkon golin e parë në Serie A në duelin e xhiros së katërt ndaj Sassuolos, të dielën.