KB Prishtina gati për Ligën e Kampionëve! Transferon tjetër baksetbollist

Sport September 14, 2018 - 15:05
Lexo detajet

Klubi Basketbollistik Z Mobile Prishtina, ka transferuar fundorin Amerikan Divine Myles duke e kompletuar kështu repartin e fundorëve në ekip.

Klubi më i suksesshëm sportiv Kosovar, Z Mobile Prishtina është duke u bërë gati për Ligën e Kampioneve ku me 20 shtator do të luaj kundër kampionit të Holandës Donnar Gronigen, transmeton GazetaPrishtina.

Ja dhe postimi i plotë i klubit:

Divine Myles, kompleton repartin e fundorëve të KB Prishtina

Myles luan në pozitën e fundorit dhe do të jetë ndihmesë e madhe gjatë rrugëtimit tonë si në garat e FIBA-s, po ashtu vendore. Myles karakterizohet me lojë të gjithanshme në të gjitha repartet. Sa i përket lojës ofanzive, Myles shquhet me depërtime të suksesshme, pasime, kërcime, si dhe precizitet të lartë pothuajse nga të gjitha pjesët e fushës. Në anën tjetër, atleticizmi si dhe persistenca e tij që gjithnjë të jetë përballë lojtarit kundërshtar e bëjnë Myles-in lojtar shumë të mirë në mbrojtje.

Myles është 21 vjecar, i gjatë 180cm. Karrieren e tij e filloj dhe e përfundoj tek kolexhi Stentson (NCAA). Vitin e fundit të kolexhit e përfundoj me këto statistika: 31 lojë, 16,8 pikë për lojë, 4,5 kërcime për loje, 4,2 assistime për lojë

#HajdePrishtinë
#ready4more

Image