Fiorentina mund ta mposhtë Napolin

Sport September 14, 2018 - 13:40
Detajet

Marko Pjaca beson se Fiorentina mund ta mposhtë Napolin në xhiron e katërt të ligës italiane të shtunën, transmeton zeri.info

Pjaca thotë se napolitanë janë kandidatë për të fituar ligën, por mendon se Fiorentina mund t’i shkaktojë telashe atyre.

“Napoli është i fortë dhe do të jetë e vështirë, por ne e kemi filluar shumë mirë këtë edicion dhe dua që të vazhdojmë kështu”, deklaroi Pjaca.

“Mendoj se  ata janë në garë për ‘Scudetto’ dhe një ekip që dëshiron të fitojë gjithmonë. Në të njëjtën kohë, Fiorentina mund ta fitojë këtë ndeshje dhe kjo është ajo që ne duam të bëjmë”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi kroat./Zëri