Flamurtari, bajraktari

Sport September 14, 2018 - 12:32
Detajet

Flamurtari është befasuesi më i mirë i këtij fillimi të kampionatit të ri në Superligën e futbollit, shkruan "Zëri"

Klubi kuqezi në edicionin e kaluar mbijetoi në Superligë vetëm përmes barazhit, kurse pas katër xhirove të para të sezonit të ri prishtinasit e shohin veten në vendin e parë.

Kuqezinjtë e kanë fituar maksimumin e pikëve. Ata i kanë shënuar katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara me një goldallim prej plus 6. Ferizaj, Drita, KEK-u dhe Liria janë skuadrat që kanë pësuar humbje deri më tani nga Flamurtari, i cili megjithëkëtë ende nuk është përcaktuar për ta ndjekur ose jo seriozisht titullin e kampionit.

Drejtori i këtij klubi, Agim Hasani, e ka pranuar se as vetë ai nuk e ka pritur një kësi fillimi “të çmendur” të Flamurtarit. Sipas tij, pas tri ndeshjeve të radhës, që ekipi kryeqytetas do t’i zhvillojë ndaj Llapit, Feronikelit dhe Prishtinës, klubi do të vendosë për ta hapur ose jo kandidaturën për titull të kampionit./Zëri