Emery kërkon më shumë nga Ozili

Sport September 14, 2018 - 10:43
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është duke kruar më shumë nga mesfushori Mesut Ozil pas një fillimi jo edhe aq të mirë të edicionit të ri, transmeton zeri.info

Ozil mungoi në fitoren 3:1 të Arsenalit ndaj West Hamit për shkak se ishte i sëmurë, por u rikthye në ekip në triumfin 3:2 ndaj Cardiff Cityt.

Emery thotë se pas ndeshjeve ndërkombëtare, tani është një moment i ri për “topçinjtë”.

“Për mua është një moment i ri, për ne dhe për çdo lojtar. Arsyeja se pse po punojmë është që të përgatitemi për secilën ndeshje që lojtarët të kenë mundësinë që të arrijnë në Newcastle në formën e tyre më të mirë fizike. Kjo gjë vlen edhe për Mesutin. Ai është duke punuar mirë. Ai është në rregull”, deklaroi ai.