Pogba mund të rikthehet te Juve

Sport September 14, 2018 - 10:25
Detajet

Ish-mesfushori italian, Andrea Pirlo thotë se mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba mund të rikthehet te Juventusi, transmeton zeri.info

Ish-futbollisti i bardhezinjve nuk do të ishte i befasuar nëse Pogba do të rikthehej në Torino.

Reprezentuesi francez ishte larguar njëherë nga “Old Trafford” në drejtim të Juventusit në vitin 2012, ndërsa pas katër vitesh të shkëlqyeshme në Itali, vendoi që të rikthehet në Angli tek Unitedi për 105 milionë euro.

25-vjeçari tashmë është fitues i Kupës së Botës, por ai ka pasur vështirësi në Premierligë, ndërsa gjithashtu edhe sjellja e tij është vënë në dyshim.

Tani është duke u përfolur edhe për një tjetër transferim të majmë, me Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin që konsiderohen të jenë në mesin e klubeve të Interesuara për të.

Është përmendur gjithashtu edhe një rikthim te Juve.

“Nuk do të më befasonte sepse Juventusi është duke kërkuar për më të mirët dhe nëse një lojtar ikën nuk do të thotë që ai nuk do të rikthehet”, deklaroi Pirlo./Zëri