Nuk ndalet Flamurtari

Sport September 12, 2018 - 17:42
Detajet

Janë mbyllur katër takimet e sotme të Superligës, shkruan zeri.info

Flamurtari ka vazhduar me bilancin e qindpërqindtë të fitoreve edhe në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës. Prishtinasit triumfuan 3:1 në shtëpi kundër Lirisë, për të ruajtur kështu kreun e tabelës.

Kryendeshja e kësaj xhiroje mes Dritës dhe Llapit i takoi mysafirëve, që triumfuan me rezultatin 2:1. Kjo është humbja e tretë në këtë fillim të edicionit për kampionin në fuqi të Kosovës.

Feronikeli ka shënuar fitoren e dytë radhazi, duke fituar si mysafir i Ferizajit me rezultatin 2:0.

Fitores i është gëzuar edhe Trepça ’89 në udhëtim te KEK-u, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5:1./Zëri