Obiliqi, 'shtëpia' e Kosovës

Sport September 12, 2018 - 14:10
Detajet

Obiliqi po bëhet një vend me interes nacional, shkruan zeri.info

Kjo pasi në këtë komunë shumë shpejt do të ndërtohet kampi nacional i futbollit, me tri fusha të futbollit, të cilat do të shfrytëzohen për përgatitje nga ekipet zinxhirore të Përfaqësueses së Kosovës.

Komuna e Obiliqit e ofruar parcelën e tokës, në koordinim me Ministrinë e Sportit, kurse UEFA do ta financojë projektin përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Është një projekt i përbashkët trepalësh mes Ministrisë, Komunës së Obiliqit dhe FFK-së. Punimet do t’i menaxhojë FFK-ja, kurse financimin do ta bëjë  UEFA. Ministria dhe kryetari kanë qenë jashtëzakonisht të përkushtuar që në afat rekord të sigurojmë edhe hapësirën edhe parcelën dhe në të njëjtën kohë të mundësojmë këtë  investim që do të jetë njëri prej investimeve më të mëdha në Komunën e Obiliqit në infrastrukturën sportive dhe natyrisht ky projekt është në kuadër të ngritjes së cilësisë, avancimit të infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës”, theksoi ministri Kujtim Gashi në një takim në Obiliq me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi, dhe kreun e FFK-së, Agim Ademi./Zëri