Sot luhet katër super-sfida në Superligën e Kosovës

Sport September 12, 2018 - 14:02
Detajet

Sot do të zhvillohen katër ndeshjet tjera të xhiros së 4-të të Superligës, secila më e mirë se tjetra, shkruan zeri.info

Befasuesi i këtij fillimi të kampionati, Flamurtari, do ta tentojë fitoren e katërt rresht përballë Lirisë, e cila synon t’ia ndal hovin ekipit kuq e zi midis Prishtinës.

Ndërsa, kampionia në krizë të rezultateve, Drita, kërkon të kthehet te fitorja në derbi me Llapin, i cili e synon fitoren e tretë rresht.

Rast për këndellje ka edhe Trepça ’89 që luan si mysafire e KEK-ut.

Kurse, sprovë e vështirë e pret Feronikelin, i cili e viziton Ferizajn, i cili po e kërkon stabilitetin./Zëri

Superliga – Xhiroja e 4-të

E mërkurë

Drita – Llapi

Flamurtari – Liria

Ferizaj – Feronikeli

KEK-u – Trepça ‘89

Ndeshjet fillojnë në ora 15:45