Këto janë dy super ndeshjet që zhvillohen sot në Superligë

Sport September 11, 2018 - 14:25
Detajet

Pas impenjimet të Përfaqësueseve më në fund rikthehen emocionet e futbollit vendor. Në kuadër të javës së katërt zhvillohen dy ndeshje ditën e martë, raporton Gazetasheshi.com.

Në Theranë Ballkani i bën “konak” Prishtinës duke kërkuar këndelljen, ndërkohë kryeqytetasit udhëtojnë për vazhdimësi. Në këtë duel pritet të debutojë Sami Sermaxhaj në krye të stolit të “portokallinjëve”.

Ndërkohë në duelin tjetër takohen Drenica dhe Gjilani. Dy skuadra me start mjaft të mirë në këtë edicion kërkojnë që rrugëtimin drejt misioneve rrespektive ta vazhdojnë me fitore. Për Sadat Pajazitin ky do të jetë një ballafaqim kundër të kaluarës, pasi në gjashtë muajt e vitit të kaluar ishte trajner në këtë skuadër.

Tashmë edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë delegimin e personave zyrtarë për këtë ndeshje:

Ballkani – Prishtina 15:45
Gjyqtarë: Leutrim Mustafa, Driton Preniqi, Besnik Morina, Ilir Mehmeti
Vëzhgues i gjyqtarëve: Muhedin Ferati
Delegat: Metë Çeku

Drenica – Gjilani 15:45 
Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Erduan Baliqi, Erdall Zasella
Vëzhgues i gjyqtarëve: Isa Mustafa
Delegat: Senad Hamziq