Shtohet edhe një garë e UEFA-s për klube

Sport September 11, 2018 - 14:20
Detajet

Presidenti i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), Andrea Agnelli, ka konfirmuar sot se është dhënë drita jeshile për garën e tretë të UEFA-s, e cila do t’i shtohet Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës.

Presidenti i Juventusi Agnelli është udhëheqës edhe i ECA-së dhe zbuloi sot gjatë një fjalimi para Asamblesë së Përgjithshme se shumë shpejt do të lansohet edhe gara e tretë evropiane për klube, transmeton Express.

“Është dhënë drita jeshile për futjen e garës së tretë nga sezoni 2021/22, e cila do t’i ketë 96 ekipe, dhe është në pritje të aprovimit nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s”, ka thënë Agnelli.

Formati i garës ende nuk është zbuluar, por mendohet se do të jetë i ngjashëm me atë të ish-Kupës së Fituesve të Kupës.